75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Thyhet Zyra e AAK’së, flet deputeti Bekë Berisha!

Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, Bekë Berisha, ku sipas tij zyrja është thyer mbrëmë nga disa persona të panjohur.

“Sot në mëngjes më ka njoftuar policia se mbrëmë më është thyer zyra”, ka thënë ai.

Berisha ka shtuar se nuk është frikësuar, dhe se nuk ka informacione se kush ka mundur ta bëjë këtë gjë.

Ndërsa rasti është duke u hetur nga policia./Indeksonline/