11:30 / E Martë, 19 Tetor 2021 / LB

“Ti far djali i ri” Driton Selmanaj i ashpër me Hekuran Muratin

Ministri Hekuran Murati ka kritikuar LDK-në se ka një grup të madh ekonomistësh në grupin parlamentar, por se ‚fjalën për të folur për ekonominë ia jep deputetit Driton Selmanajt.

Por pas kësaj, fjalën e mori Selmanaj i cili tha:

„Ti far djalë i ri, prej tash ne si grup parlamentar kena me dërgu në zyrën tande qëndrimet tona dhe ti na jep leje se kush me folë. Nëse rrshitni kështu qysh keni rrshitë, normalisht që keni me na pengu, por rrëzohet kjo qeveri e vjen tjetra“, ka thënë Selmanaj