“T’i këndojmë Adem Jasharit…”, Mërgim Lushtaku i PDK-së shijon muzikën patriotike në një aheng

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është argëtuar me muzikë patritoike në një aheng.
Këngëtari që argëtoi dasmorët ishte Labinot Rexha. Ai për “Indeksonline” theksoi se me deputetin Lushtaku është mik dhe i bashkon feja.
“I dua të gjitha partitë dhe ata që mundohen për popullin shqiptar. Kam punu gjithmonë për të gjithë. Mërgimin e kam shok dhe mik të shtëpisë. E dua sepse na lidh diçka, besimi në Allah, takohemi shpesh në xhami”, u shpreh ai. /Indeksonline/