23:32 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

“Ti ma merr frymën”, Genta “shkrihet” pas të dashurit turk

Genta Ismajli është kokë e këmbë e dashuruar pas partnerit të saj.

Që kur bëri publike lidhjen me turkun, Usta Hysein ajo vazhdimisht bën postime që i dedikohen atij.

Një fotografi përkrah të dashurit biznesmen e ka ndarë me adhuruesit në Instagram edhe këtë herë.

“Ti ma merr frymën dashuri”, ka shkruar Genta derisa shihet në ashensor së bashku me Ustan.

Ndryshe, Genta ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri me artistin turk, Eypio, që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/