17:00 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

“Ti më meriton mua”, një tjetër reper i njohur trazon ujrat mes Jada Pinkett dhe Will Smith

Pas gjithçkaje që ndodhi në Oscars, që nga nisja me shuplakën e Will Smith për të marrë hak për gruan Jada Pinkett, tek lidhjet e përfolura të Jada-s, pjesë e lajmeve është bërë edhe reperi i njohur Kodak Black.

Duke qenë se në rrjet u përfol mjaft për lidhjen e dikurshme të Jada-s me reperin Tupac, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj jashtëmartesore me August Alsina, Kodak Black ka gjetur rastin t’i thotë Jada-s se ajo nuk meriton një burrë si Will Smith.

“Eja me Kodak. Ti më meriton mua”- ka thënë reperi gjatë një videoje live e cila tashmë po komentohet lart e poshtë në rrjet.

Ky është një tjetër trazim për çiftin Jada-Will, teksa ky i fundit u përjashtua për 10 vite nga akademia Oscars pas shuplakës që i dha mikut të tij Chris Rock.

Rikujtojmë se gjithashtu Alsina përmendi marrëdhënien seksuale me Jada Pinkett në këngën e tij të re.

“Sigurisht që diss-a do të zbresin kur ke një miliardë dollarë në ashensor,

Sigurisht që do të ndodhin disa ngatërresa kur ti shkon në shtrat me ‘të preferuarën e botës’ (siç Jada ka quajtur veten).

Më tej, ai sqaron në këngë fjalën “ngatërrim” të cilën gruaja e Will Smith ka përdorur për të përshkruar raportin e saj me Alsina-n.

“Përkufizimi i ngatërrimit është kur ngatërrohesh në çarçafë.”- ka thënë ai dhe s’ka lënë më asnjë pikë dyshimi se rreshtat i dedikohen Jada-s.