19:45 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Ti m`ke rrit”, dedikim për nënat nga Lindi Islami

Edicioni i parë i kompeticionit “Gjeniu i vogël”, e renditi atë në vendin e tretë dhe kjo ishte fillesa e rrugëtimit në muzikë të këngëtarit Lindi Islami. Pas këtij suksesi, prezantimet e tij kaluan edhe kufinjtë, kështu pati disa festivale si ai në Tutrakan-Bullgari në vitin 2005, ku u shpërblye me vendin e parë; gjithashtu një vit më pas, në Odessa të Ukrahinës u vlerësua po me vendin e parë.

Në vitin 2013 Lindi ishte gjysmëfinalist i “The Voice of Albania 2”, spektakël i cili i solli shumë famë dhe sukses në karrierën e tij, si edhe dy herë pjesëmarrës në festivalin e RTSH-së. Pjesëmarrës në tre vite të festivalit Kënga Magjike, Lindi është vlerësuar me “Çmimi Kënga Stil” në vitin 2017; dhe në duetin e tij me Venera Lumanin në vitin 2015, ata të dy u vlerësuan me “Çmimi Best New Artist”.

Mes shumë prezantimeve nëpër festivale, atë e shohim shpesh në publik të jetë prezent edhe me videoklipe dhe këngë, ku në të shumtën e rasteve vjen si kantautor!


Në këtë edicion të festivalit Lindi Islami konkurron me këngën “Ti m`ke rrit”.