14:03 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ti mund ta puthësh nusen! Dhëndri shpërthen në të qeshura kur sheh se prapa tij nuk ishte nusja

Ky është momenti qesharak kur një dhëndër pret të kthehet dhe të puth  gruan e tij të ardhshme.

Mirëpo, ai shpërthen në të qeshura kur kthehet dhe sheh se aty nuk është gruaja e tij por shoku i tij më i ngushtë.

David Hofmann, 32 vjec, priste të shihte gruan e tij Brianne Deniss, 29 vjeçe, në fustanin e nusërisë, por ajo ishte zëvendësuar nga shoku i tij, Timmy Horton, 37 vjeç.

David, kishte thënë: “Në atë moment unë kam qenë në ankth. Unë u mundova të qetësoja nervat e mija sepse isha gati të shoh nusen time për herë të parë me vello”./Indeksonline/