T’i ndërtohet një statujë, portieri pret 5 penallti dhe e eliminon skuadrën e yllit kosovar

Skuadra e Ligës së katërt gjermane, Saarbrucken, ka arritur suksesin më të madh në histori të klubit.
Saarbruckeni është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka eliminuar mbrëmë Fortuna Duseldorfin.
Portieri Daniel Batz është më meritori për këtë.
Ai ka pritur pesë penallti, duke eliminuar skuadrën e Valon Berishës nga kupa.
Pjesë e kësaj sfide ishte edhe ish-reprezentuesi tjetër kosovar, Fanol Përdedaj që është pjesë e Saarbruckenin./Indeksonline/