75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Ti rri qaty”, ndërpritet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme!

Përplasje verbale k ndodhur në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca zhvilluan debate të ashpër me ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, transmeton Indeksonline

Mirëpo, eskalimi i debatit ndodhi në momentin kur deputeti Gjyshinca iu drejtua Kujtim Shalës të LDK-së që mos ta ndërpres derisa fliste.

“E dini rendësin e parimit. Pse jemi kaq keq, jemi për shkak të mungesës së parimeve. Me ty (Kujtim Shalën v.j.) e përfundova, të lutem rri qatje”, ka deklaruar deputeti nga Vushtrria.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj u detyrua që ta ndërpres mbledhjen.

“Pse po e fyen deputetin. Është ofendim. Përfundon mbledhja…”, ka thënë ajo. /Indeksonline/