“Ti vlen shumë”, Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieberin.
Këngëtarja e hitit “Lose You to Love Me” pëlqeu një postim në Instagram më 20 maj, ku njoftohej se linja e kujdesit për lëkurën “Rhode” e Hailey Bieberit do të shitet në rrjetin e dyqaneve Sephora. Ky veprim u interpretua nga fansat si një shenjë se Selena po u jep fund thashethemeve për një grindje mes saj dhe modeles.

Por, nuk mbaron me aq. Së fundmi, Selena ka publikuar në InstaStory një citat nga autorja Abbie Wiggins:
“Ti ke rëndësi. Zëri yt ka rëndësi. Zemra jote ka rëndësi. Ti vlen shumë më tepër sesa mendon”.
Krahas këtij citati, Gomez shtoi:
“Ti e di kush je dhe unë po të mbështes”.

Ky postim erdhi pak momente pasi Justin Bieber kërkoi ndjesë publike ndaj bashkëshortes së tij për komentet nënçmuese që i kishte bërë gjatë një debati.
Hailey dhe Selena prej vitesh janë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieberin, por të dyjat kanë dhënë shenja për të treguar se duan t’u japin fund dramave.
