Tifo-grupi nga Peja “Shqiponjat” zgjedhin drejtuesit e rinj

Grupi i tifozëve nga Peja, “Shqiponjat” kanë zgjedhur kryesinë e re dhe kryetarin.
Ata kanë mbajtur mbledhje dhe kanë votuar për kryesinë e cila do të përbëhet nga 11 antarë, e ku është zgjedhur po ashtu edhe nënkryetari dhe kryetari.
Me vota unanime është rizgjedhur Nermin Ferizaj si kryetar i tifozëve.
Të pranishmit po ashtu kanë diskutuar rrjedhën e kampionatatit dhe po ashtu kërkesat e tyre drejtuar klubit.
Po ashtu “Shqiponjat” kanë vendosur që ngjyra që i përfaqëson të mbetet e zeza dhe po ashtu e verdha të cilën e kanë quajtur si pjesë të zemrës së tyre./Indeksonline/.