12:08 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / C E

Tifozat Kuq e Zi me aksion simbolik në zyrat e Bashkisë së Korçës, kërkojnë tërheqjen e ftesës për Bregovicin

Tifozat Kuq e Zi kanë marrë një aksion para zyrave të Bashkisë së Korçës, me ç’rast kanë kërkuar që të tërhiqet ftesa për Goran Bregovicin.

Ultrasit e Kombëtares Shqiptare kanë thënë se ky ka qenë paralajmërimi i fundit për organizatorët e festivalit të birrës dhe thonë se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.

Ky është njoftimi i tyre:

Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.