Tifozat Kuq e Zi me një mesazh për FSHF-në për organizimin e Kampionatit Evropian U21 së bashku me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi edhe njëherë kanë reaguar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, për organizimin e Kampionatit Evropian U21 së bashku me Serbinë, në vitin 2027.
Ata kanë zgjedhur ndeshjen Çeki – Shqipëri, duke shpalosur një baner në stadiumin ”epet ARENA” në Pragë.
“Si tja them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro u21 me shki”, thuhet në mesazhin e tifozave Kuq e Zi./IndeksOnline/