21:22 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas kualifikimit të Shqipërisë në Evropian

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pasi Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

”Gjermani po vijmë” është slogani i TKZ-së, në një fotografi që kanë postuar në faqen zyrtare në Facebook, shkruan IndeksOnline.

“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam. Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi…”, shkruhet në postimin e Tifozave Kuq e Zi.

Kujtojmë që Shqipëria sonte barazoi në udhëtim 1-1 me Moldavinë, por që ishte i mjaftueshëm për të siguruar pjesëmarrjen në EURO 2024.

Golashenues për Shqipërinë ishte Sokol Cikalleshi, i cili u tregua i sakt nga penalltia./IndeksOnline/