22:52 / E Enjte, 28 Maj 2020

Tifozë që shohin ndeshjen me “Zoom” dhe gol nga 50 metra, spektakël danez

Aarthus-Randers është një ndeshje e veçantë, pasi me të vërtetë luhet pa praninë e publikut, por tifozët e ndjekin atë përmes platformës Zoom. Janë disa klubet daneze që e kanë ndërmarrë një nismë të tillë, në mënyrë që futbollistët të ndjejnë disi mbështetjen e fansave.

Veç kësaj, kjo ndeshje ka tërhequr vëmendjen edhe për diçka tjetër. Simon Piesinger, lojtari i Randers, ka befasuar portierin e skuadrës vendase, duke shënuar një gola nga gati 50 metra.

Pasi ka parë vendosjen e portierit rival, Piesinger ka goditur drejt portës dhe topi është ndalur në rrjetë. Gjithçka ndodhi në minutën e 36-të të takimit, ndërkohë që takimi u barazua nga skuadra vendase në minutat shtesë.

Mos i humb