75 Mall Live Search
23:46 / E Diele, 16 Tetor 2022 / C E

Tifozëria në Meksikë në tjetër nivel, tifozja feston golin duke hequr fanellën në mes të stadiumit

Futbolli meksikan njihet për një tifozeri të zjarrtë, ndoshta pak më të zjarrtë se sa duhet.

Këtë e tregon më së miri një tifoze meksikane e cila ka festuar në mënyrën e saj të veçantë golin e shënuar nga francezi Gignac në suksesin 1-0 të Tigres ndaj Pachuca.

Gignac shënoi me penallti në minutën e 88 të ndeshjes dhe tifozja në fjalë nuk u përmbajt, duke çuar fanellën dhe duke i treguar të gjithë të pranishmëve gjoksin.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, por kanë alarmuar drejtuesit e Tigres, të cilët i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mos e përsëritin një gjë të tillë, pasi mund të penalizohej skuadra.

VIDEO