75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Tifozët anglez protestojnë kundër VAR-it

Në angli është duke u zhvilluar ndeshja e Crystal Palace kundër Arsenalit, mirëpo tifozët e kanë zgjedhur këtë ndeshje edhe për të protestuar.

Protestat e tyre kanë qenë kundër sistemit VAR, kurse sipas pankartave ky sistem është duke e vrarë pasionin, atmosferën dhe ndeshjen.

“Ndaleni VAR-in tani”, ishte thirrja e këtyre tifozëve.

Kohëve të fundit ky sistem është duke u kritikuar në shumë vende të botës, pasi që tifozët po e kundërshtojnë atë me arsyen që është duke e ‘vrarë’ bukurinë e kësaj loje./Indeksonline/.

Image