75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / C E

Tifozët argjentinas e djegin një arkivol me fytyrën e Mbappes në të gjatë festës së titullit botëror

Tifozët e Argjentinës e kanë djegur një arkivol të rremë me një fotografi të fytyrës së Kylian Mbappes të vendosur në të, gjatë festës së triumfit në Kupën e Botës 2022.

Rreth pesë milionë argjentinas dolën në rrugët e Buenos Aires për të festuar me ekipin kombëtar të Argjentinës që parakaloi në një paradë me autobus të hapur të martën pasdite.

Për shkak të turmës së madhe dhe tifozëve që po tentonin të kërcenin mbi autobusin e hapur, lojtarët u detyruan ta ndërprisnin paradën dhe të largoheshin me helikopter.

Tifozët argjentinas njihen për pasionin e madh që kanë për futbollin, por ata shkuan aq larg saqë e dogjën një arkivol të rremë me fotografinë e Kylian Mbappes në të.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale njihet një grup djemsh duke e mbajtur pjesën e përparme të arkivolit e cila ka një kryq dhe një fotografi të yllit kryesor të Francës.

Por nuk ishin vetëm tifozët ata që u tallën keq me Mbappen pas finales, pasi edhe vetë portieri Martinez iu kërkoi bashkëlojtarëve të brohorisnin “një minutë heshtje për Mbappen” gjatë festimit të titullit në zhveshtore.

Sikur mos t’i mjaftonte kjo, Martinezi u pa duke e mbajtur një kukull bebe me fotografi të fytyrës së Mbappes në të gjatë parakalimit të skuadrës së tij në paradë në kryeqytetin argjentinas një ditë më vonë.