Tifozët brohorisnin ‘Ismet Baba’, trajneri i Ballkanit i përqafon ata

Gjatë ditës së djeshme skuadra e Ballkanit ishte mysafire e Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ .
Ndeshje kjo e cila përfundoi pa gola mirëpo tifozët e Ballkanit shihet se kanë festuar sikur të kishin fituar, e siç duket keq nuk e ka lënë as trajneri i kësaj skuadre.
Munishi ka postur një video në facebook në të cilën shihen tifozët e Ballkanit duke brohoritur ‘Ismet Baba’ ndërsa Ismet Munishi shkon dhe i përqafon ata./IndeksOnline/.