75 Mall Live Search
20:16 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Gj Sh

Tifozët e Al Nassr i dalin në mbështetje Cristiano Ronaldos

Tifozët e Al Nassr i kanë dal në mbështetje Cristiano Ronaldos, i cili po refuzon të luaj, për shkak se klubi nuk arriti të bëjë transferime gjatë merkatos së janarit.

Ky rebelim i sulmuesit portugez vjen në shenjë proteste sepse ishte i pakënaqur me mungesën e aktivitetit të transferimeve në klub krahasuar me klubet e tjera në pronësi të fondit, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk u paraqit as sonte në ndeshjen derbi ndaj Al Ittihad.

Por Ronaldo pas vetes ka edhe tifozët e Al Nassr, të cilët në minutën e 7-të të ndeshjes, ata shfaqën pankarta me numrin 7 dhe emrin e tij të shkruar poshtë./IndeksOnline/