75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 08 Maj 2025 / G T

Tifozët e Al Nassrit të pakënaqur me Ronaldon: Largohu nga skuadra menjëherë!

Skuadra e Al Nassr mbrëmë pësoi humbje ndaj Al Ittihadit në shtëpi, në javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë “goditur” me fjalë Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline

Madje disa prej tyre e duan largimin e yllit portugez, sepse po mendojnë se pikërisht ai është pengesa pse Al Nassr nuk po fiton tituj me gjithë shprenzimet marramendëse.

“Largohu nga skuadra ime”.

“Ju jeni fajtori kryesor për këtë”.

E shumë komente të tjera negative mund t’i lexoni në rrjetet sociale në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Al Nassr është në pozitën e katërt në ligë dhe pothuajse e dorëzuar për titullin kampion.

Al Ittihadi i Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes këtë sezon janë pretendenti kryesor për të fituar titullin në ligë./Indeksonline/