75 Mall Live Search
11:19 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Tifozët e Anglisë të mërzitur se pse nuk ishin në stadiumin ‘Air Albania’

Shqipëria e ka humbur ndeshjen ndaj Anglisë me rezultatin final në 0:2, duel ky në kuadër të parakualfikimeve për Kampionatin Botëror.

Tifozët e Anglisë kanë “vërshuar” me shkrime në Twitter’ se pse nuk ishin në stadiumin shqiptar, “Air Albania”, shkruan IndeksOnline

Ata kanë postuar fotografinë e stadiumit të Shqipërisë, duke shkruar se shumë keq që nuk mund të merrnin pjesë në një ndeshje si kjo dhe stadium të tillë.

Kujtojmë se shkaku i pandemisë Covid-19, tifozët nuk pranohen në tribunat e stadiumeve.