Tifozët e Arsenalit thurrin elozhe për Kolasinac pas përleshjes me banditët
Tifozët e Arsenalit po falënderojnë Sead Kolasinac për mbrojtjen e Mesut Ozil nga sulmuesit me thikë.
Tifozët e Arsenalit kanë përshëndetur veprimet e guximshme të Sead Kolasinac pasi ai luftoi kundër banditëve me thikë që e sulmuan atë dhe Mesut Ozil.
Pamje të habitshme treguan mbrojtësin e majtë të Topçinjëve tek del nga makina e Ozil dhe përleshet kundër burrave që duket të jenë përreth automjetit të gjermanit.
Burrat mbajtën armë ndërsa u përleshën me Kolašinac para se të iknin.
Në mediat sociale tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, shkroi: “Guxim i pabesueshëm nga Sead Kolasinac “.
Ndërsa mbështetësit e tjerë shtuan: “Sead Kolasinac, trim njeri i guximshëm, i kënaqur me atë dhe Ozil që janë mirë” dhe: “Ajo që bëri Kolasinac ishte me të vërtetë trim, respektimi për të u trefishua”.
Ndërsa klubi i Arsenalit ka lajmëruar se të dy lojtarët janë mirë dhe se nuk kanë pësuar asnjë lëndim nga ky incident./Indeksonline/