75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / C E

Tifozët e Barcelonës kënduan në mënyrë ritmike emrin e Messit në minutën e 10-të kundër Betisit!

Tifozët e Barcelonës treguan edhe një herë dashurinë për Lionel Messin.

Në minutën e 10-të të ndeshjes kundër Betisit, tifozët Blaugrana kënduan me ritëm emrin e yllit argjentinas, diçka që ka ndodhur jo pak herë në këtë sezon.

E gjithë kjo, ndërsa zërat për rikthimin e madh të La Pulgës  sa vjen e shtohen.

Madje, pak ditë më parë ai është parë në Barcelonë me familjen dhe ka darkuar me shokët e vjetër të skuadrës.