75 Mall Live Search
09:46 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Tifozët e Barcelonës në stilin e ‘Dardanëve’, ua prishin gjumin lojtarëve të PSG-së

Skuadra e Paris Saint-Germainit dje gjatë ditës ka udhëtuar në Kataluni për ndeshjen ndaj Barcelonës.

Klubi parisien sonte do të luajë ndaj Barcelonës në kuadër të UEFA Champions League në raundin e 1/16, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmë rreth orës 00:00, tifozët katalunas kanë ndezur fishekzjarrë afër hotelit ku po qëndron ekipi i PSG-së, duke ua prishuar gjumin këtyre të fundit.

Ky është një stil i njëjtë që e përdorin tifozët e Kombëtares së Kosovës, “dardanët”.

Takimi midis Barcelonës dhe PSG-së zhvillohet nga ora 21:00./IndeksOnline/