08:00 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Tifozët e Bayernit nisin një peticion, e duan Thomas Tuchelin para trajnerit austriak Ralf Rangnick

Skuadra e Bayern Munich është duke kërkuar një trajner të ri për sezonin 2024/25, pasi Thomas Tuchel tashmë ka vendosur të largohet.

Mirëpo, ku tifozët kanë parë se në listën e ngushtë për ta zëvendësuar Tuchelin janë dy emra, si Unai Emery dhe Ralf Rangnick, ata kanë hapur një peticion dhe duan qëndrimin e ish-trajnerit të Chelseat, shkruan Indeksonline

Tuchel i ka dërguar “bavarezët” në gjysmëfinale të UEFA Champions League, ku në këtë fazë do të luajnë ndaj Real Madridit.

Diku rreth 10 mijë tifozë gjermanë kanë nënshkruar këtë peticion dhe duan qëndrimin e Thomas Tuchelit./Indeksonline/