Tifozët e Besiktasit sulmojnë autobusin ku është Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij

Skuadra e Besiktasit asesi të këndellët dhe sot pësoi një tjetër humbje si mysafir i Sivassporit në javën e 23-të të Superligës së Turqisë.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e klubit sulmuan autobusin ku gjendeshin futbollistët e Besiktasit, përfshi këtu edhe lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan Indeksonline
Policia bëri një intervenim të shpejt për të mos ardhur deri te më e keqja.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Besiktas ka grumbulluar 36 pikë në pozitën e 4-të, por kur filloi sezoni objektivi i tyre ishte titulli kampion, tani janë mbrapa 21 pikë liderëve si: Fenerbahce dhe Galatasaray./Indeksonline/