75 Mall Live Search
20:51 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / SH F

Tifozët e Bilbaos e gjuajnë me shishe autobusin ku gjenden lojtarët e Real Madridit

Athletic Bilbao dhe Real Madrid do të përballen sonte në “San Mames” në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ndeshje e cila fillon nga ora 21:30.

Ndërkohë, shmë tifozë baskë janë mbledhur duke e pritur autobusin e Real Madridit, në të cilën ndodhen edhe futbollistët.

Por, pritja nuk ishte aspak e ngrohtë, përkundrazi, ishte armiqësore.

Një numër i tifozëve filluan ta gjuanin me shishe autobusin e “Los Blancos”, gjatë mbërritjes në stadium.