75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Tifozët e Chelseat duan largimin e Chilwellit, zgjodhi Vidiqin para John Terryt

Tifozët e Chelseat janë tmerruar kur kanë parë një video të mbrojtësit, Ben Chilwell duke zgjedhur mbrojtësin më të mirë në Premier League.

Pyetja ishte se cili mbrojtës ishte më i mirë? John Terry apo Nemanja Vidiq, shkruan Indeksonline

Chilwelli u përgjigj për Vidiqin, mbrojtësin e Manchester Untiedit.

Dhe për këtë arsye shumë tifozë të bluve të Londrës tashmë janë duke kërkuar largimin e mbrojtësit anglez.

Sikur kjo të ishte e tëra, të njëjtin gabim e bëri edhe Raheem Sterlingu. Sulmuesi anglez zgjodhi Gerrardin para Lampardit dhe Neymarin para Eden Hazardit./Indeksonline/