22:05 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tifozët e Chelseat të pakënaqur me yllin e ekipit përkundër fitores bindëse [Foto]

Tifozët e Chelseat kanë postuar këtë pasdite në rrjetet sociale duke shprehur pakënaqësine e tyre lidhur me performancat e sulmuesit Alvaro Morata ndaj Stoke City.

Chelsea ishte dukshëm më e mirë në fushë dhe brenda 10 minutave të fillimit shënuan dy gola me anë të Rudiger dhe Danny Drinkwater.

Pedro shënoi golin e tretë, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Willian dhe Davide Zappacosta.

Megjithatë, ndërkohë që në përgjithësi ishte një ditë për festive për fansat blu, ata nuk ishin të kënaqur me performancat e yllit spanjoll, duke shprehur pakënaqësinë e tyre nëpërmjet Twitter.

Ajo cfarë duket që i ka penguar më së shumti tifozët, ishte këmbëngulja e Moratas për tu rrëzuar në kontakte të lehta apo edhe pa kontakte fare. /IndeksOnline/