Tifozët e Chelseat u befasuan, Avram Grant ende bën rolin e trajnerit

Shumë tifozë të futbollit u befasuan kur panë trajnerin e njohur, Avram Grant duke dhënë instruksione te Kombëtarja e Zambisë në ndeshjet e AFCON-it.
68-vjeçari mbrëmë barazoi 1:1 me ekipin e tij kombëtar ndaj Congos, shkruan Indeksonline
Izraeliti shkroi historinë me skuadrën e Chelseat, duke e kualifikuar në finale të UEFA Champions League gjatë vitit 2008.

Por, Avram Grant edhe pse pati një super ekip te Blutë e Londrës gjatë atij viti nuk arriti ta shpallte kampion të Europës, duke u mposhtur nga Manchester Unitedi pas penalltive.
Kujtojmë që pas Chelseat, Avram Grant kishte vazhduar rolin e trajnerit në skuadrat, si: Portsmouth, West Ham, Partizani i Beogradit dhe Kombëtarja e Ganës./Indeksonline/