75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Tifozët e Cityt ‘çmenden’ – Messi në intervistën e re flet për Guardiolën!

Leo Messi ka emocionuar tifozët e skuadrës angleze, Manchester City.

Ai në një intervistë të detajuar dhe të gjatë, sot do të shpalos gjithçka sa i përket të kaluarës dhe të ardhmes së tij, shkruan IndeksOnline

Ai për gazetën ‘laSextaTV’ ka folur edhe për marrëdhënien me teknikun aktual të Cityt, Pep Guardiolën në kohën kur ai drejtonte Barcelonë.

“Pep ka diçka të veçantë. Ai ju bën të shihni gjërat në një mënyrë të mrekullueshme, si përgatitet për lojëra, si të mbroheni dhe si të sulmoni. Unë isha me fat që stërvitesha nën Guardiola dhe Luis Enrique, dy më të mirët”, tha Messi mes tjerash.

Kujtojmë se gjatë verës flitej se Messi ishte gati që të largohej nga klubi ‘katalanas’ dhe spekulime kishte pikërisht se ai mund të t’i bashkohej Guardiolës në City.