Tifozët e Dritës, për herë të parë, “luten” që të fitojë Gjilani

Kampionati i Kosovës po hynë në fazën vendimtare të sezonit.
Tashmë kanë filluar ndeshjet ndërmjet kandidatëve për titull dhe është pjesa ku vnedost se kush do ta fitojë titullin, transmeton Indeksonline.
Nesër ekipi i Gjilanit do të jetë nikoqir i Prishtinës. Ndeshja do të luhet nga ora 17:00 në stadiumin e Gjilanit.
Me një fitore apo barazim, Gjilani do t’i bënte favor të madh Dritës që do ta kishte mundësinë të shkëputej nga Prishtina që është në pozitën e dytë.
Drita do të ketë punë me Feronikelin të enjtën. Në rast se “Intelektualët” fitojnë dhe në anën tjetër Prishtina dështon, atëherë diferenca me pikë do të rritej edhe më shumë.
Për momentin vetëm katër pikë është dallimi midis Dritës dhe kryeqytetasve.
Derbi i madh midis Dritës e Prishtinës do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çdo dështim i Prishtinës apo Dritës, do t’i shkonte për shtati, po ashtu vendit të tretë, Ballkanit që është në garë për titull.
Gjilani po ashtu do të mundohet të shfrytëzojë çdo gabim të top 3-shes./Indeksonline/