75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Tifozët e Dukagjinit sulmujnë futbollistët e Prishtinës pas përfundimit të ndeshjes (VIDEO)

Dukagjini ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës.

Ishte një autogol i Mergim Pefqelit në minutën e 41-të, që i solli tre pikë skuadrës nga Klina, shkruan IndeksOnline.

Rreth këtij goli kishte diskutime të shumta, i cili u pranua pas rishikimit nga VAR, ku stafi dhe futbollistët e klubit bardhekaltër reaguan pas pranimit të golit nga gjyqtari kryesor.

Tensionet në fushë nuk u ndalen as në pjesën e dytë, ku pas përfundumit të ndeshjes, tifozët e Dukagjinit sulmuan me mjete të forta futbollistët e Prishtinës, derisa ishin duke u larguar nga fusha./IndeksOnline/