75 Mall Live Search
10:37 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e ekipit të Nuhiut në Kosovë në përkrahje të Anglisë

Sot pa dyshim që është ditë e madhe për futbollin kosovar. Ekipi i Anglisë do të luajë në Prishtinë ndaj Kosovës nga ora 18:00.

Pritja e tifozëve dhe skuadrës angleze nga ana e Kosovës ka qenë fantastike, shkruan Indeksonline.

Shumë tifozë kanë ardhur në Kosovë, ndërsa nuk kanë munguar edhe ata të ekipit të kosovarit Atdhe Nuhiu, Sheffield Wednesday.

Sheffield Wednesday është njëri ndër klubet më të vjetra në botë, ndërsa nuk kanë hezituar të vijnë në Kosovë për ndeshjen ndaj Anglisë./Indeksonline/