12:02 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tifozët e Feyenoordit bëjnë një gjest fantastik, ia qesin lotët portierit nga Australia (Video)

Tifozët e skuadrës së Feyenoordit janë një nga më të mirët në Europë. Këtë e treguan edhe në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tyre barazoi 1 me 1 me Venlon, shkruan IndeksOnline.

Në minutën e 12-të të takimit, tifozët holandez vënë një tribut spektakolar, duke ndezur dritat e telefonave dhe duke kënduar këngën e famshme, “You never walk alone”.

Kjo ishte për ish-portierin e Liverpoolit, Brad Jones, pasi gjashtë vjet më parë, humbi djalin e tij për shkak të sëmundjes së leukemisë.

Për këtë tribut, u emocionua shumë portieri 35-vjeçar, ku nuk munguan edhe lotët gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Kujtojmë se Brad luajti për shumë skuadra angleze, por në vitin 2016, ai u transferua në Feyenoord, ku tani ka bërë afro 50 paraqitje./IndeksOnline/