08:18 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Tifozët e Feyenoordit nuk e pranuan mirë humbjen, u përplashen ashpër me policinë

Roma është fituese e trofeut të Ligës së Konferencës në edicionin e parë të kësaj gare madhore evropiane.

Skuadra romake është përballur mbrëmë në finalen e kësaj gare me holandezët e Feyenoordit.

Finalja e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, përkatësisht në “Air Albania” i takoi Romës 1:0.

Humbjen nuk e kanë pritur mirë tifozët e Feyenoordit, të cilët ndodhen në qytetin e Rotterdamit.

Mediat holandeze raportojnë se në atë qytet tashmë ka eskaluar situata.

Mes tjerash, në Rotterdam raportohet se ka edhe një përplasje mes tifozëve dhe policisë.

Kjo ishte finalja e parë e një gare evropiane që mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.