75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Tifozët e Fiorentinës bëjnë protesta kundër klubit

Grupet ultras të Fiorentinës kanë njoftuar se do t’i lënë tribunat bosh për 20 minutat e para, si shenjë proteste ndaj formës katastrofike të ekipit. “Po shkelni historinë e një qyteti dhe të njerëzve të tij. Turp për ju të gjithë!”.

“Viola” ndodhen në një krizë të plotë, duke u renditur në fund të tabelës së Serie A dhe janë e vetmja skuadër që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon në kampionat.

Ata gjithashtu arritën me vështirësi të kualifikohen në “play-offin” e Conference League si një nga ekipet e renditura, pavarësisht humbjes 1-0 mbrëmë ndaj Lausanne-Sport në Zvicër.

Me një ndeshje vendimtare që duhet fituar të dielën kundër Udineses, tifozët e Fiorentinës kanë njoftuar se do të reagojnë në “Stadio Franchi”.

“Kaosi në të cilin po thellohet kjo skuadër dhe ky klub tashmë ka kaluar çdo kufi të asaj që tifozët viola mund të përballojnë,” thuhet në deklaratën e grupit Curva Fiesole.

“Klubet e organizuara të tifozëve njoftojnë se për 20 minutat e para të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Udineses, Curva Fiesole do të mbetet bosh.

“I ftojmë të gjitha sektorët e tjerë të stadiumit të bëjnë të njëjtën gjë. Heshtja dhe mungesa jonë është e vetmja gjë që meritojnë ata që po shkelin historinë e një qyteti dhe të njerëzve të tij. Turp për ju të gjithë!”

Fiorentina ndodhet në grumbullim stërvitor në Viola Park që nga e diela e kaluar, kur klubi ndërhyri pas humbjes poshtëruese 2-1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës.

Më shumë se 800 tifozë udhëtuan drejt Zvicrës për ndeshjen e Conference League mbrëmë dhe kënduan gjatë gjithë takimit, por kjo nuk ka sjellë asnjë përmirësim në paraqitje apo rezultate.