12:15 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Genoas qëndruan të heshtur për 43 minuta

Tifozët e ekipit italian, Genoa qëndruan të heshtur për 43 minuta në ndeshjen kundër Empolit, për të nderuar viktimat e tragjedisë e Urës Morandi.

Në shenjë respekti ata qëndruan nga një minutë heshtje për çdo viktimë të tragjedisë. Ndeshja fillojë me një minutë heshtje nga dy ekipet, pastaj u duartrokitën të afërmit e viktimave që hyrën në fushë, transmeton Indeksonline.

Me kërkesë të tifozëve të Genoas, heshtja vazhdojë edhe pas fillimit të lojës.  Në deklaratën e tifozëve para ndeshjes thuhej:” Një heshtje shurdhuese për 43 minuta, nga një për çdo fëmijë, punëtor, student, baba ose nënë që nuk janë më me ne.”

Genoa shënojë fitore me rezultat 2-1, ku dy golat i shënojë Domenico Criscito.

Criscito hyri në fushë me 11 vjeçarin Cesare Cerulli, djali i njërit nga viktimave, Andrea Cerulli./Indeksonline/