75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tifozët e Interit marrin një lajm të mirë, Bastoni mund të luajë kundër Milanit

Mediumi italian “Gazzeta dello Sport” i ka gëzuar tifozët e Interit me lajmin që ka publikuar sot.

Sipas artikullit, thuhet se mbrojtësi i Interit, Bastoni mund të rikthehet kundër Milanit, me gjithë koronavirusin, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi që 10 ditë pasi të ketë rezultuar pozitiv me Covid-19, ai do të ritestohet përsëri.

Sipas kësaj, Bastoni pritet ta bëjë testin përsëri të enjten apo të premten. Nëse rezulton negativ, mbrojtësi italian, do të duhet të bënte disa ekzaminime mjekësore për të marrë dritën jeshile.

Në skuadrën e Interit në dy javët e fundit shumë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin./Indeksonline/