19:43 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Tifozët e Interit do të protestojnë në finalen ndaj Fiorentinës

Ultrasit e skuadrës së Interit kanë paralajmëruar protesta gjatë ndeshjes së sotme të finales së Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës.

Protesta e tyr ka të bejë me ndarjen e biletave për ndeshjen finale të Champions League, ndaj Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

Kjo vjen pasi klubi zikaltër ka treguar se si do të ndahen 20.000 biletat për finalen e Stambollit.

“Në shenjë respekti për dinjitetin tonë, ne do të përmbahemi nga brohoritjet sot (e mërkurë) gjatë gjithë pjesës së parë për të shprehur në mënyrë legjitime mospajtimin tonë. Ne vazhdojmë të besojmë në një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje! Për të mirën e Interit dhe mbështetësve të tyre më besnikë”, thuhet në reagimin e tifozëve.

Kujtojmë që ndeshja finale e Champions League mes Interit dhe manchester Cityt do të zhvillohet me 10 qershor në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë./IndeksOnline/