19:57 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Interit i gëzohen rikthimit të Nainggolan në stërvitje

Radja Nainggolan rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të grupit gjatë seancës stërvitore të së enjtes. Ai do të jetë pjesë e skuadrës që do të ndeshet ndaj Torinos.

Mesfushori belg nuk ka luajtur në humbjen ndaj Sassuolo-s pas një dëmtimi të pësuar në fazën përgatitore.

Ai është stërvitur i veçuar nga ekipi deri ditën e enjte, transmeton IndeksOnline.

Nainngolan ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me lojtarët e ekipit të parë, dhe FCInterNews raporton se ai gjithashtu ka marrë pjesë në një mini-ndeshje stërvitore në fund të seancës.

Ai duhet të jetë gati për ndeshjen e radhës, megjithëse mendohet se ai do ta nisë nga stoli.