75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

Tifozët e Ipswich Townit kundër Aro Muriqit, kërkojnë ta zëvendësojnë portierin kosovar

Skuadra e Ipswich Townit ka pësuar humbje gjatë vikendit të kaluar nga Brentfordi me rezultatin 4:3.

Një faj të madh tifozët ia kanë lënë portierit të Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, shkruan Indeksonline

Për shkak të disa gabimeve që portieri kosovar po i bën pothuajse në çdo ndeshje, nga tifozët është kërkuar që Muriqi të zëvendësohet.

Në ndeshjen e ardhshme ndaj Leicester Cityt, tifozët kanë kërkuar që poriteri, Christian Walton të jetë në portë para Aro Muriqit.

Do shohim nëse trajneri i Ipswich Townit do t’i ketë parasysh këto komente nga tifozët e klubit./Indeksonline/