75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tifozët e klubit Hibernian të nervozuar me fjalët e Kamberit, flet ish trajneri i futbollistit

Jack Ross trajner i skuadrës Hibernian ka folur në lidhje me largimin nga klubi, në formë huazimi të futbollistit shqiptar, Florian Kamberi.

Ai është shprehur skeptik se kur t’i mbaroj koha e huazimit, tifozët e ish skuadrës do ta presin mirë, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij Kamberi do ta ketë të vështirë të fitojë prap respektin e tifozëve pas deklaratave që ka bërë kur është larguar nga klubi, ku kishte thënë se e kishte ëndërr të transferohej te Rangers.

Secili lojtar sillet në mënyrë të ndryshme. Secili lojtar zgjedh fjalët e tij. Ai i ka zgjedhur fjalët e tij dhe ai i ka thënë ato. Nuk kishte si të keqkuptohej”, është deklaruar Rossi.

Po ashtu Jack Ross vazhdoi të komentoi në lidhje me largimin e Kamberit duke thënë “Është bërë shumë sfiduese që Kamberi të kthehet te Hibernian. Kam lexuar fjalët e tij dhe mendoj që është mjaftë e qartë. Unë mendoj që ai mund të kishte zgjedhur fjalët e tij më me kujdes kështu nuk do ta vinte veten në pozitë të vështirë”.

Florian Kamberi u transferua më 31 janar në formë huazimi te Rangers dhe huazimi i tij do të përfundoj më 31 maj, 2020./Indeksonline/.