75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Tifozët e ‘kryqëzojnë’ Solskjaerin pas humbjes nga PSG

Tifozët e Manchester United kanë ngelur jashtëzakonisht të revoltuar me vendimin e Ole Gunnar Solskjaer, që nuk e largoi nga loja mesfushorin Fred.

Ky i fundit ishte ndëshkuar me karton të verdhë ne pjesën e parë, pasi e goditi me kokë një lojtar të PSG-së, ndërsa në pjesën e dytë u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. “

Solskjaer është fajtor për humbjen. Ai është dashur të bëjë punën e gjyqtarit dhe ta nxjerr nga loja Fredin” shkruan një tifoz në Twitter.

“Faji është i trajnerit, dhe i Anthony Martial për këtë humbje” është një tjetër koment.

‘Djajtë e kuqë’ mbeten lider të grupit por kanë pikë të barabarta me PSG dhe Leipzig nga 9.

/Indeksonline/