75 Mall Live Search
18:29 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Tifozët e Liverpool të nervozuar me yllin e skuadrës, nuk e festoi fare golin e Alisson

Tifozët e Liverpoolit janë ende duke festuar golin minutës së fundit nga portieri, Alisson Becker , që po ua mban ende gjallë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Por, ky gol i Alisson duket se nuk ka impresionuar aspak mesfushorin holandez, Gini Wijnaldum, transmeton Indeksonline.

Pasi shënoi golin Alisson, të gjithë lojtarët e vërshuan atë me përqafime të shumta, përveç Wijnaldumit, i cili ishte i ndarë nga skuadra.

Image

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozët e Liverpool që në  rrjetet sociale kanë nxjerr inatin ndaj holandezit.

Sipas tyre, atij më nuk po i intereson suksesi i skuadrës dhe se ndeshja me WBA duhet të jetë e fundit për mesfushorin holandez./Indeksonline/