Tifozët e Liverpoolit kërkojnë nga Klopp që ta fusë në lojë Shaqirin
Shumë tifozë të Liverpoolit ishin të kënaqur me vendim të cilin e kishte marrë Xherdan Shaqiri, duke e refuzuar kombëtaren e Zvicrës për arsyje se duhet të përqëndrohet në stërvitje te Liverpooli.
Ky gjest i kosovarit duket se ju ka lënë përshtypje tifozëve pasi që shumë prej tyre i kanë kërkuar trajnerit të Liverpoolit t’i jap futbollistit më shumë hapësirë për të luajtur, shkruan Indeksonline.
Shaqiri i cili ka shënuar 22 gola në 82 ndeshje për Zvicrën, ka luajtur vetëm 11 minuta për Liverpool këtë sezon deri më tani.
Përkundër kësaj, 27-vjeçari dëshiron të vazhdojë të luftojë për vendin e tij në skuadër dhe tifozët e Liverpoolit janë impresionuar nga përkushtimi i tij ndaj klubit./Indeksonline/.

