09:03 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Liverpoolit që kishin blerë bileta nga 7 mijë euro për ndeshjen e fundit fillojnë ti shesin ato

Të gjithë mendonin që ky do të ishte viti i Liverpoolit, dhe pritej që ti jepte fund periudhës prej 29 viteve pa titullin e kampionit në Premier Ligë.

Edhe pse ka grumbulluar 94 pikë pas 37 ndeshjeve përsëri nuk është lider sepse ka hasur në një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Manchester City.

Këta të fundit fituan 1-0 kundër Leicesterit dhe janë shumë afër që të mbrojnë titullin e kampionit.


Tifozët e Liverpoolit shumë kohë më parë kishin filluar të blenin bileta me cmime jashtëzakonisht të larta që shkonin deri në 7 mijë euro për ndeshjen e fundit kundër Wolverhamptonit.

Por tani që gjasat janë më të vogla, disa tifozë skeptikë kanë filluar ti ofrojnë biletat për tifozët tjerë, shkruajnë mediumet ne Anglië . /Indeksonline/