Tifozët e Liverpoolit të bindur për titullin, nxjerrin në shitje “biletat e festës”
Liverpooli kërkon të risjell titullin e Premierligës në Anfield pas 29 vitesh që kur e fituan për herë të fundit.
Aktualisht, skuadra e Jurgen Klopp është në pozitën e parë me katër pikë më shumë se rivali, Manchester City, shkruan Indeksonline .
Ndeshja e fundit e Liverpoolit është me 12 maj kundër Wolverhampton në Anfield, dhe në rast suksesi në këtë ndeshje do të festohet titulli.
Tifozët e Reds madje kanë menduar të përfitojnë nga kjo për të fituar ndonjë para.
Shumë prej tyre kanë nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e fundit të sezonit dhe ato me çmime 10 fish më të shtrenjta.
Çmimet për bileta në “Anfield Road” variojnë nga 37-59 paundë britanikë, por në website-t e rishitjes kanë dalë për çmime shumë herë më të larta, që shkojnë deri në 6000 paundë. /IndeksOnline/