Tifozët e Liverpulit të mrekullueshëm në interpretimin e ‘You’ll Never Walk Alone’ përpara ndeshjes miqësore me Dortmund
Liverpool është një nga nga klubet më të famshme në botë, por ata njihen edhe për tifozët e flaktë që kanë, e në veqanti me këngën ‘You’ll Never Walk Alone’, transmeton Indeksonline.
Jurgen Klopp ka bërë revulucion në këtë klub që prej mbërritjes së tij në tetor të 2015-ës.
Ata filluan turneun e tyre amerikan me një miqësore kundër Borussia Dortmund në stadiumin me famë botërore Notre Dame.
Tifozët dëshmuan se janë fantastikë, duke bërë një nga interpretimet më të mira të “You Never Never Walk Alone”.
Raportet sugjerojnë se mbi 40,000 njerëz ishin të pranishëm në miqësoren që përfundoi 3-2 në favor të gjermanëve.
Por përkrahjet e tifozëve nuk ishin të mjaftueshme për Liverpulin, pasi që ata pësuan humbjen e tyre të parë të sezonit./Indeksonline/.